24 orët e fundit pa raste të reja me Covid-19 në veri

11 maj 2020 | 15:47

Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri i pacientëve me Covid-19, dhe as rast me të shëruar apo të vdekur.

Deri më tani, gjithsej 115 njerëz janë sëmurë me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 86 të tjerë janë shëruar.

Sipas informacioneve të fundit të publikuara fundjavën e kaluar, 13 pacientë me një gjendje të butë klinike janë të akomoduar në Qendrën Studentore në veri të Mitrovicës, ndërsa gjashtë pacientë në spitalin në veri të Mitrovicës.

Ndërkaq, një pacient me Covid-19 ishte vendosur në Qendrën Klinike në Kragujevc të Serbisë, raporton “Radio Kontakt Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar për…