Haradinaj: Nëse shteti nuk i ndihmon bizneset të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale

11 maj 2020 | 16:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, se ndihma e shtetit  për punëtorët dhe bizneset private është e pamjaftueshme në këtë kohë të pandemisë.

Ai ka thënë se nëse shteti nuk i ndihmon bizneset e vogla e të mesme të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale, ndërsa papunësia në vend do të dyfishohet.

“Shumica e veprimeve kane qenë panik, e jo analizë e kujdesshme dhe shumë prej këtyre masave kane shkaktuar pasoja të panevojshme ekonomike. Prandaj kërkohet heqja e menjëhershme e masave panikuese dhe hapja e ekonomisë. Çdo ditë e humbur është e pakompensueshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gastronomia, një nga sektorët që po i bartë pasojat më të rënda të izolimit, duhet të gëzojë mbështetje urgjente financiare për rimëkëmbje. Vizitova sot gjellëtoren “Te Nazi”, biznes familjar, që ka rreth 100 të punësuar.

Me pronarin Fahri Rexhepi bashkëbiseduam rreth pakos emergjente fiskale nga Qeveria në detyrë, e cila u pajtuam se është e vonuar dhe nuk i plotëson assesi parametrat për rimëkëmbje ekonomike, duke rrezikuar shuarjen e shumë bizneseve.

Ndihma e njëhershme prej 170 eurosh për një të punësuar, është e pamjaftueshme. Nëse shteti nuk i ndihmon bizneset e vogla e të mesme të rikuperohen, rënia ekonomike mund të jetë fatale, ndërsa papunësia në vend do të dyfishohet.

Shumica e veprimeve kanë qenë panik, e jo analizë e kujdesshme dhe shumë prej këtyre masave kane shkaktuar pasoja të panevojshme ekonomike. Prandaj kërkohet heqja e menjëhershme e masave panikuese dhe hapja e ekonomisë. Çdo ditë e humbur është e pakompensueshme. (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/pcb.1767209756736764/1767206613403745/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…