Përfundon sezoni për Coutinhon

11 maj 2020 | 16:16

Philippe Coutinho duket se nuk do ta veshë më fanellën e Bayern Munchen. Braziliani që erdhi me bujë nga Barcelona në formën e huazimit është dëmtuar dhe do të mungojë për rreth gjashtë javë.

Dyshimi nëse ai do të kthehet të luajë edhe një ndeshje të vetme në këtë sezon, është i madh. Kujtojmë se bavarezët kanë mundësi ta blejnë mesfushorin brazilian deri më 30 qershor të këtij viti.

Edhe pse duke patur parasysh ndërprerjen e kampionatit gjerman për shkak të “COVID-19”, Barcelona mund të vendosë një datë tjetër. Por dëshira dhe planet e klubit më të madh në Gjermani duket se nuk përputhen me ato të lojtarit. Coutinho shkëlqeu pak, për të mos thënë fare në “Allianz Arena” duke mos treguar klasin që ishim mësuar të shihnim me Liverpoolin apo Barçën. Plot 120 milionë euro duhet të paguajë Bayerni për kartonin e brazilianit.

Shumë kjo që bavarezët mund ta përdorin për një lojtar tjetër. Kai Haverc nga Bayer Leverkusen dhe Leroi Sane i Manchester City janë prej shumë kohësh në listën e dëshirave të trajnerit Hansi Flick, i cili kurrë nuk arriti t’i gjente një rol titullari Coutinhos, duke e konsideruar atë si të papërshtatshëm për skemat e tij.

E ardhmja e brazilianit mund të jetë në Spanjë tek Atletico e Madridit, ashtu si dhe në Premier Ligë ku skuadra si Totenhem apo Njukasëll kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e fantazistit 27-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbi 400 masakra që shteti serb ka kryer në…