Haradinaj: Heshtja e BE-së rreth ndryshimit të kufijve çon në konfuzion dhe pasiguri

11 maj 2020 | 18:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell për mundësinë e lejimit të shkëmbimit të territoreve si pjesë e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

Ai në një postim në “Twitter”, ka shkruar se heshtja e BE-së rreth ndryshimit të kufijve çon në konfuzion dhe pasiguri.

“Heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan nga Borrell çon në konfuzion dhe pasiguri. Kurrë nuk do të ketë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë parimore”, ka shkruar Haradinaj. (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsa Astrit Deharit, sot feston ditëlindjen. Me këtë rast, kryeministri…