![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/1232A708-75BE-4F81-BE8E-0DAEA542988A.jpeg)
Filloi asfaltimi i rrugës Stubëll-Smolicë
Sot ka vazhduar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat nga Juniku deri në Smolicë të Komunës së Gjakovës, duke kaluar nëpër Nivokaz, Berjahë e Stubëll me një gjatësi prej 6 kilometrësh. Asfaltimi i kësaj rruge, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa hapja e saj kishte filluar në vitin e kaluar, kurse sot ka filluar edhe asfaltimi i saj.
Asfaltimin e kësaj rruge e kanë mirëpritur qytetarët e këtyre fshatrave të cilët janë të kënaqur me cilësinë e punimeve nga firma punëkryese ‘Joos Krasniqi’.
“Hapja dhe rregullimi i kësaj rruge, për këto fshatra që shtrihen në Rekën e Keqe të komunës së Gjakovës, ka qenë një kërkesë e kamotshme, e cila tani edhe po finalizohet me asfaltimin e saj dhe kjo e lehtëson lëvizjen mes fshatrave dhe lidhjen me Gjakovën e Junikun, e që ishte e vetmja rrugë e pa asfaltuar në këtë komunë”, u shprehën qytetarët e Stubllës.
Vlenë të ceket se kjo rrugë ishte arterie kryesore e bartjes së armatimit gjatë luftës nga luftëtarët e UÇK-së.
(S.Z / Epoka e re)