Albin Kurti e rrënoi qeverinë sepse u kalb brenda 50 ditësh

12 maj 2020 | 08:41

Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një lidhje me “skype” për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ka thënë se në vend duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe pse në këtë periudhë është e pamundur që të zhvillohen prej pandemisë.

Ai ka thënë se nëse ka trend të rritjes së të infektuarve, këto vendime do të rishqyrtohen dhe është e nevojshme për të pasur një reformë zgjedhore.

“Çdo parti opozitare kërkon ta rrëzojë qeverinë e të shkojë në zgjedhje, por është e pamundur në një proces zgjedhor për shkak të pandemisë. Vendosëm që zgjedhjet të shtyhen se nuk kishte kushte, pasi rrezikohej jeta e qytetarëve”, është shprehur ai.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse në Serbi dhe Maqedoni kanë ndodhur zgjedhjet, ai tha se Serbia  nuk duhet të merret si shembull asnjëherë dhe se Maqedonia ka një kontekst problematik se ka qeveri të përkohshme. “Do të votojmë kundër qeverisë së Hotit, sepse do të vazhdojmë të jemi parti opozitare, edhe pse ata pretendojnë se shumicën e kanë të konfirmuar. Albin Kurti e rrënoi qeverinë sepse u kalb brenda 50 ditësh nga brenda”, ka shprehur mendimin Krasniqi.

Në lidhje me Kurtin, ai tha se sa erdhi në detyrë filloi duke ndërruar ambasadorë, edhe pse nuk u kishte ndërruar mandati, filloi shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve që ishin zgjedhur me konkurse, duke vendosur dentistë që merreshin me çështje të ujërave. “Shkarkimi i Agim Veliut dëshmonte një dorë të fortë të disiplinuar brenda qeverisë nga ana e tij”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se nga ta kërkohet vetëm të mos ketë vakum institucional. Në lidhje me marrëveshjen me Serbinë,  ai ka thënë se edhe para dy vjetëve synohej normalizim i raporteve mes shteteve. Ai ka bërë me dije se nuk mund të jenë 100 për qind neutralë në raport me ndjenjat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua 113-vjeçare nga Girona e Spanjës është shëruar nga…