Edhe një shqiptare ndërron jetë nga koronavirusi
12 maj 2020
| 08:48
Koronavirusi ka ndarë nga jeta njërin çiftin shqiptar në ShBA që jetuan bashkë për 55 vjet.
Nagjija Gjidija, 72 vjeçe, është një prej viktimave të koronavirusit në ShBA, e cila ndërroi jetë nga një sulm kardiak, pasi ishte diagnostikuar me këtë sëmundje.
E bija e saj, Liria, ka rrëfyer për CNN se nëna dhe babai i saj ishin vendosur në Amerikë në vitin 1970 për ta realizuar ëndrrën amerikane. Çifti Gjidija kishin katër fëmijë, ndërsa në nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës. “Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por, ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë. Nuk kalonin kurrë asnjë dritë larg njëri-tjetrit”, ka treguar Liria.