Basha del në rrugët e Tiranës, përshëndet me bërryl qytetarët

12 maj 2020 | 10:28

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka dalë në rrugët e Tiranës dhe është takuar me biznesmenë e qytetarë të ndryshëm të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën. Sipas kreut të PD-së, shqetësim i madh mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. “Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat”, shkruan kreu i PD-së.

Reagimi i plotë i Bashës:

Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive sot janë të shtrirë për shërim 21…