Italia nga data 18 maj rihap baret, restorantet, dyqanet e shitjes me pakicë

12 maj 2020 | 10:47

Baret, restorantet, sallonet e floktarëve dhe sallonet e bukurisë do të rihapen në tërë Italinë nga 18 maji. Autoritetet rajonale kanë marrë leje për t’i larguar masat e kufizimeve ndaj bizneseve, të cilat më parë ishin planifikuar për të mos u hapur para 1 qershorit.

Nga 18 maji do të hapen edhe muzetë, dyqanet e shitjes me pakicë dhe bibliotekat, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Ky vendim, i bërë i dhënë nga qeveria në orët e vona të së hënës, erdhi pas trysnisë së liderëve rajonalë që të lejohet hartimi i planeve të rihapjes nga rajonet veç e veç.

Sidoqoftë, para rihapjes së këtyre lokaleve pronarët e tyre duhet të sigurohen për zbatimin e masave të sigurisë. Restorantet do të jenë të detyruara të caktojnë hapësirë prej katër metrave mes tavolinave.

Të hënën në Itali u shënuan 744 raste të reja të koronavirusit. Kjo ishte shifra më e ulët ditore që nga 4 marsi. Përpos infektimeve, në këtë periudhë u shënuan edhe 179 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 30 739.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria e restoranteve është një prej më të goditurave nga…