‘Nuk presim të ndryshojë bashkëpunimi i Grenellit me Kosovën dhe Serbinë’

12 maj 2020 | 10:51

Emisari special amerikan Richard Grenell do ta vazhdojë punën rreth çështjes së dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, ka bërë me dije zëdhënësi për informim i zyrës së tij, Dick Custin, në përgjigjen e tij për Klan Kosova, kur është pyetur për angazhimin e Richard Grenellit pas përfundimit të detyrës në Shërbim të Inteligjencës në ShBA. “Ambasadori Grenell ka qenë dhe vazhdon të jetë i përqendruar në bashkëpunimin me Kosovën dhe Serbinë. Ne nuk presim që të ndryshojë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baret, restorantet, sallonet e floktarëve dhe sallonet e bukurisë do…