Vetteli do të largohet nga Ferrari

12 maj 2020 | 11:37

Ferrari dhe Sebastian Vettel kanë zyrtarizuar “divorcin”. Viti 2020 do të jetë i fundit për pilotin gjerman në drejtimin e “kokuqes”. Lajmi është zbuluar nga 32-vjeçari.

“Skuadra dhe unë kemi kuptuar se nuk ka më një vullnet të përbashkët për të vazhduar së bashku pas përfundimit të këtij kampionati”, u shpre Vettel, duke lenë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë larg skuderisë italiane. Fetel është pjesë e Ferrarit që në vitin 2015 dhe tashmë kishte ardhur koha që ai t’i japë fund aventurës me “kokëkuqen”.

Vitin e  kaluar të dy piloted e Ferrarit u përplasën shpesh në pistë dhe duket se skuderia ka zgjedhur të mbështesë të riun Sharl Leklerk,duke e cilësuar si pilotin e të ardhmes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i njohur dhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi,…