Së paku 50 të vrarë e të plagosur në funeralin e një polici në Afganistan

12 maj 2020 | 11:58

Një sulmues vetëvrasës i ka vrarë dhe plagosur së paku 50 persona gjatë funeralit të një komandanti të policisë në lindje të Afganistanit. Raportohet se në këtë funeral po merrnin pjesë zyrtarë qeveritarë dhe një deputet.

Talibanët janë distancuar nga ky sulm dhe e kanë mohuar përgjegjësinë për të. Sulmi ndodhi në provincën Nangarhar, afër kufirit me Pakistanin.

Kjo provincë është e njohur për aktivitetin e militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit provincial, tha se së paku 50 persona janë vrarë ose janë plagosur. Deputeti Hazrat Ali i ka mbijetuar sulmit, shtoi ai.

Militantët e ISIS-it për herë të parë u shfaqën në Afganistanin lindor rreth vitit 2014, kur kishin filluar të luftonin kundër forcave qeveritare, talibanëve dhe forcave ndërkombëtare.

Dega afgane e ISIS-it, e njohur edhe si “Shteti Islamik i Korasanit”, i ka kryer disa nga sulmet më vdekjeprurëse në Afganistan në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe ka reaguar pasi që moderatorja e RTK-së, Aleksandra…