Meta uron infermierët: Krenar për ju dhe përherë mirënjohës!

12 maj 2020 | 12:21

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar punën e infermierëve të cilët sot shënojnë ditën e tyre.

Meta në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është krenar për punën e infermierëve, sidomos në këto ditë të vështira të pandemisë.

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falënderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë”.

“Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Krenar për ju dhe përherë mirënjohës!”, ka shkruar Meta. (L.G: /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi ekzekutiv i kompanisë "Tesla", Elon Musk, ka deklaruar se…