Pengonte pamjen e Akropolit, urdhërohet shembja e hotelit me 5 yje në Greqi

12 maj 2020 | 13:40

 

Autoritetet greke kanë urdhëruar shembjen e dy kateve të një hoteli me 5 yje, pasi pengon pamjen e Akropolit.

Pas një viti protestë dhe peticionesh në organet kompetente, pronari i hotelit është urdhëruar të shembë dy katet e fundit, me qëllim që banorët të kenë mundësi të shijojnë pamjen e qytetit-kështjellë, i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës.

Siç shkruan ‘The Guardian’, hoteli 10-katësh në pronësi të Coco-Mat, po përballet me vendimin historik, pasi banorët e zemëruar e çuan çështjen në gjykatën më të lartë të vendit.

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, ka deklaruar se ky ishte një vendim shumë i guximshëm.

“Akropoli është zemra dhe shpirti ynë, një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta shijojnë atë”, ka shtoi kryebashkiaku./gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion, ka shqyrtuar shkresën e kryetares së Kuvendit,…