OVLUÇK-ja: S’kemi ndarë mirënjohje për personat që dëgjohen duke e fyer Adem Jasharin

12 maj 2020 | 13:58

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me një video të publikuar nga disa persona nga Maqedonia, ku dëgjohen duke fyer komandantin legjendar Adem Jashari.

Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, ka thënë se si organizatë kurrë nuk kanë ndarë mirënjohje personale për personat të cilët  dëgjohen duke e fyer komandantin e UÇK-së.

“Fevzi Jakup dhe katër këta persona asnjëherë nuk e kanë shkelë zyrën e OVL-së. Aty thuhet se ata po shkojnë të marrin dekoratë. Kemi ndarë një mirënjohje, por nuk i është ndarë as vëllait të Qani Rexhepit, por iu ka ndarë institucionit të Bashkësisë Islame në Maqedoni për arsye të ndihmave që ju ka dhënë refugjatëve në kohë lufte”.

“Nuk është mirënjohje në emër individual. Nuk kemi ndarë asnjë personi në automjet mirënjohje. Do ta revokonim po të kishim ndarë. Ato i ndajmë në bazë të propozimeve të degëve, por i tërheqim nëse rast të ekseseve”.

“Në këtë rast nuk kemi çfarë tërheqim sepse nuk iu kemi dhënë ndonjëherë mirënjohje. Për fyerjet që i janë bërë kombit, komandantit legjendar është barrë e tyre, por me to të merret edhe shteti nëse janë mjet për trajtim”, është shprehur Haradinaj. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, javën e kaluar, ka…