Veseli: Qeveria e shkarkuar ka fyer infermierët në kohë pandemie

12 maj 2020 | 14:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, ka uruar infermierët për punën që janë duke e bërë.

Pavarësisht kësaj, Veseli ka thënë se një ndër fyerjet më të mëdha që iu është bërë infermierëve dhe mjekëve të Kosovës nga qeveria e shkarkuar, ka qenë lejimi i hyrjes dhe veprimit të stafeve mjekësore të shtetit serb në vendin tonë.

“Kosova aktualisht ka qindra infermierë e mjek që janë papunë, me kualifikime cilësore që njihen e kërkohen edhe në Gjermani apo vende skandinave, të cilët fare mirë mund të ishin angazhuar prej shtetit, për t’u kujdesur për çdo qytetar tonin, pavarësisht kombësisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, e cila përkon me jubileun e 200-të të lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet themeluesja e infermierisë në botë. Në këtë ditë të shënuar shprehim mirënjohjen për rolin vendimtar që kanë luajtur infermierët në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, të cilët çdo ditë janë përballur drejtpërdrejtë me kurajo e përkushtim me rrezikun e infeksionit. Urimet më të mira për të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion fisnik!

Një ndër fyerjet më të mëdha që iu është bërë infermierëve dhe mjekëve të Kosovës nga qeveria e shkarkuar, ka qenë lejimi i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të stafeve mjekësore të shtetit serb në Kosovë. Kosova aktualisht ka qindra infermierë e mjek që janë papunë, me kualifikime cilësore që njihen e kërkohen edhe në Gjermani apo vende skandinave, të cilët fare mirë mund të ishin angazhuar prej shtetit, për t’u kujdesur për çdo qytetar tonin, pavarësisht kombësisë.

Jo vetëm që nuk duhej të ishte pranuar ndihma prej Serbisë, gjë që i dha mundësi të rehabilitonte imazhzin ndërkombëtar duke u shitur si shtet humanitar, por vetë Kosova duhej t’i ofronte ndihmë vendeve mike. Ne kemi mjaftueshëm të rinj infermierë e mjek të talentuar pa punë që, sikurse Shqipëria në Itali, në mënyrë të organizuar mund t’i kishim dërguar për të ofruar një kontribut humanitar, qoftë edhe modest por kuptimplotë ndaj shteteve aleate që na kanë shpëtuar në kohët më të vështira.  (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1585696441605556/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur konferencë…