Hoti: Lehtësimi i masave për fazën e dytë mund të shtyhet

12 maj 2020 | 14:17

Komiteti për menaxhimin e pandemisë ka mbajtur një takim në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për të analizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), Faik Hoti, pas përfundimit të takimit, ka thënë se është raportuar për gjendjen e deritanishme dhe për rezultatet e masave që janë marrë kundër Covid-19.

“Ishte një takim i Komitetit për menaxhimin e pandemisë dhe janë analizuar masat e ndërmarra deri me tani. Në këtë takim akterët kanë raportuar punën e deritanishme dhe rezultatet dhe efektet e masave si dhe kanë tërhequr vërejtjen që të vazhdojë respektimi i masave të ndërmarra nga MSh-ja me qëllim që të kemi situatën në kontroll”, ka thënë Hoti, raporton “EO”.

Më tutje, Hoti ka thënë se nëse vazhdon të bie disiplina e qytetarëve, atëherë mund të ketë shtyrje të hapjes së dytë të apo lehtësimit të masave.

“Gjatë kësaj jave pritet që të takohet (Komiteti…) edhe njëherë dhe në rast se do të ketë rritje të numrit të rasteve, atëherë mund të shtyhet faza e dytë e hapjes ekonomike, por kjo varet nga qytetarët dhe bizneset. Ka rënie të disiplinës dhe MSh-ja ju bën thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm”.

“Në rast se përkeqësohet situata do të detyrohen ta bëjnë shtyrjen e hapjes së dytë. Është një gjendje menaxhueshme kemi një numër të vogël që kanë përfunduar me fatalitet po ashtu kemi një shkallë prej 71 për qind  të shëruarve dhe deri në këtë fazë Kosova ka menaxhuar mirë”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të armatosur kanë sulmuar një maternitet në Kabul, duke…