Kollçaku thotë se pandemia u menaxhua mirë

12 maj 2020 | 15:00

Kryetarja e Komisionit për Siguri nga Kuvendi i Kosovës,  Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se është bërë një menaxhim i suksesshëm me situatën pandemike në vend.

“Mbajtëm një takim të Komisionit për Siguri ku diskutua për çështja e sigurisë dhe menaxhimin e COVID-19.  Ishte një  takim i zakonshëm dhe deri tani kemi bërë përpjekje t’i evitojmë komisionet që janë të bazuar në rekomandimet e OBSH-së, mirëpo Kuvendi asnjëherë nuk i ka pezulluar takimet dhe në takim e radhës do ta ftojmë drejtorin e Policisë. Konstatova që kemi pasur një menaxhim të suksesshëm si dhe kemi një siguri në nivelin e duhur në vend”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi se Arbana Osmani ishte shtatzënë për herë të dytë…