Musliu: Kollçaku nuk duhet t’ia fshehë të metat qeverisë

12 maj 2020 | 15:14

Anëtarja e Komisionit  për Siguri në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetares së këtij komisioni, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e cila ka thënë se është menaxhuar mirë pandemia Covid-19 në Kosovë.

Me këtë rast, Musliu ka thënë se Kollçaku është duke ia fshehë të metat qeverisë.

“Mbledhja u zgjat sepse u fokusuam komplet në fushën e shëndetësisë. Ka qenë një takim i vonuar dhe i papërgatitur. Kërkesa ka pasur më herët që të takohemi dhe sot u takuam pas dy muajve dhe ne jemi mbet mbrapa se si është menaxhuar situata. E tërë mbledhja u fokusua me lëvdata nga ana e LV-së dhe në pamundësi, ne sot kemi marr vendim që në takim e radhës ta ftojmë drejtorin e policisë që të na njoftoj për situatën.  Po ashtu kanë ndodhur shumë gjëra ku ka pasur edhe lëvizje të shumta. Si opozitë ne kemi ngritur shqetësimin për gjendjen në teren. Gjendja është shumë e pakënaqshme. Kryetarja e Komisionit e ka luajtur rolin e qeverisë dhe ajo nuk duhet t’i fshehë të metat e qeverisë”, ka thënë Musliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha Elizabeth ndodhet ende e izoluar në Windsor, që prej…