Veseli: Shteti duhet të investojë në shkolla

12 maj 2020 | 15:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar shkollën e mesme të lartë “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë. Nga aty, Veseli ka thënë se shteti duhet të investojë në rritjen e kapaciteteve të shkollave profesionale.

Veçanërisht, Veseli ka theksuar për rolin e shkollave profesionale ku të rinjtë mund të orientohen në tregun e punës.

Mes tjerash, Veseli ka thënë se çdo nxënës nga kjo shkollë është i integruar në tregun e punës.

“Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në punë. Asnjë i papunë. Ky duhet të jetë orientimin ynë në shkollat profesionale, ku integrohen të rinjtë dhe të rejat, ku profesioni është i kërkuar por nuk ka kuadër. Orientimi nga pjesa e ekonomisë së tregut dhe që të rinjtë të kenë besim se mund të integrohen”,  ka thënë Veseli.

Veseli ka folur edhe për mësimin online i cili po zhvillohet gjatë kohës se pandemisë për te cilin tha se Kosova nuk qëndron mirë.

Sipas tij, ky proces ka mundur të jetë më i intensifikuar dhe se për këtë çështje Kosova nuk ka marrë shembull të mirë as nga shtetet e rajonit.

“Mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar që mos të kenë vetëm një orë përkatësisht një javë për një lëndë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa drejtori i shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla,ka thënë se qeveria duhet të investojë në arsim dhe të fuqizohet arsimi në vend.

“Falënderoj kryetarin e PDK që ka gjetur kohë për të na vizituar. Sa i përket shkollave profesionale mendoj se qeveritë në çdo vend, duhet t’i japin prioritet shkollave. Tregu i kërkon nxënësit të cilët përfundojnë këto profesione. Duhet të fuqizohet mësimi dhe të rriten investimet”, ka thënë Gërvalla. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…