Legjenda e NBA-së: Ky sezon duhet të mbyllet  

12 maj 2020 | 18:11

Shaquille O’Neal, një nga legjendat e NBA-së, nuk përdor rrugë të mesme, por flet qartë për të ardhmen e këtij sezoni (2019-2020). Ai shprehet se tashmë çdo gjë ka marrë fund (sezoni është ndalur që në mars prej koronavirus) dhe është më mirë për NBA-në të deklarojë të mbyllur këtë sezon se sa të përdorë lojëra fjalësh.

“Mendoj se duhet ta mbyllim këtu sezonin. Të gjithë qëndrojnë në shtëpi, të qëndrojnë të shëndetshëm dhe rikthehemi sezonin tjetër. Pse na duhet të bëjmë një ‘play-off’ me vrap? Kushdo që ta tojë titullin në atë mënyrë do të përsëritet, nuk do të kenë respektin që kanë zakonisht kampionët”, ka thënë O’Neal.

“Mund të ndodhë që një ekip që nuk ka pasur deri më tani rezultate të gjejë formën e duhur në ‘play-off’ dhe të fitojë. Sërish askush nuk do ta respektojë. Ndaj, ta mbyllim këtu. Më mirë të shqetësohemi për shëndetin tonë dhe të fansave. E di se si ndihen lojtarët, por nëse sezoni rinis, cilado skuadër të tojë, do të jetë antipatike”, ka deklaruar O’Neal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë duke u mbajtur, siç…