Dybala rikthehet në stërvitje

12 maj 2020 | 19:41

Paulo Dybala ishte një nga 3 futbollistët e vetëm të Juventusit të prekur me COVID-19, por ndryshe nga të tjerët që u shëruan për pak kohë, argjentinasi ishte ai që vuajti më gjatë.

Gjithsesi, para rreth një javë erdhi dhe përgjigja e shumëpritur për 28-vjeçarin. Ai rezultoi negativ në të 2 testet e koronavirusit dhe në këtë mënyrë ishte i lirë për t’iu bashkuar shokëve të ekipit.

Prandaj dhe këtë të martë ka zbritur në fushë për stërvitje individuale, duke qenë se skuadra e tij ka një axhendë tepër voluminoze kur të rifillojë futbolli. Juventusi synon kupën, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri akademiko-shkencor në anglisht “Besimi Politik…