Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

12 maj 2020 | 21:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për 24 raste të reja me Covid-19.

Pas rasteve të fundit me Covid-19, ka reaguar kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Prej 24 rasteve sot me Covid-19, katër prej tyre janë nga Prishtina.

“4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë mund të shtyjnë relaksimin e masave”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…