Brazili dhe Meksika shënojnë rekord të viktimave nga Covid-19

13 maj 2020 | 09:05

Brazili dhe Meksika e kanë shënuar numrin më të lartë ditor të viktimave të koronavirusit që prej fillimit të përhapjes së sëmundjes në kohën kur gjendja e pandemisë në dy Amerikat po rëndohet.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi të martën se gjatë 24 orëve të kaluara nga koronavirusi kanë vdekur 881 persona dhe shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 12 400. Kështu, ky shtet e zuri vendin e gjashtë në listën e vendeve me më së shumti raste fatale. Për më tepër, me 177 589 të infektuar Brazili është i shtati në botë për shifrën e të prekurve.

Jair Bolsonaro, presidenti djathtist i Brazilit, vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë rrezikun që vjen nga koronavirusi dhe e ka imituar homologun amerikan duke thënë se masat për parandalimin e Covid-19 kanë shkaktuar më shumë dëme sesa vetë sëmundja.

Ndërkohë në Meksikë janë shënuar rreth dy mijë raste të reja të koronavirusit dhe 353 viktima gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo ishte shifër rekorde e të vdekurve nga Covid-19 për një ditë në vendin e tretë më të madh të Amerikës Veriore.

Një ditë më parë, Meksika i shënoi 108 të vdekur nga koronavirusi dhe u shpresua se vendi ka arritur ta menaxhojë me sukses situatën pasi shifra ditore ishte duke shënuar rënie që nga java e kaluar. Deri më tani, në Meksikë janë shënuar 3 926 viktima të koronavirusit, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama, me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë…