KEK sh. a. shpall konkurs për kryshef ekzekutiv

13 maj 2020 | 09:47

Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen me nenin 21, lidhur me nenin 17, dhe 25 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087, dt.13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dt. 20.04.2012; me tej në tekst: Ligji nr.03/L-087 ), rregulloreve të brendshme dhe vendimit të datës 08 maj 2020, nr 2035, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KEK sh.a, shpall konkursin për pozitën e KRYESHEFIT EKZEKUTIV në këtë ndërmarrje.

“Bordi i përkohshëm inkurajojmë të gjithë punonjësit e korporatës si dhe kandidatët e tjerë të cilët mendojnë se i plotësojnë kushtet e kualifikimit dhe kriteret e tjera te përcaktuara me konkurs të aplikojnë për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK sh.a”.

Konkursi është i hapur deri më 12 qershor ora 16:00.

Kandidati duhet të ketë diplomë universitare lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë apo juridik (së paku 4 vite studime pas shkollës së mesme). Diplomat nga universitetet e jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara. Kandidati duhet te flasë rrjedhshëm gjuhen shqipe ose serbe dhe, poashtu, te flasë rrjedhshëm gjuhen angleze.

Kandidati duhet te ketë se paku 5 vite përvoje nivel te menaxhmentit te larte. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë, duke përfshirë dhe kërkesat tjera qe i parasheh neni 17. pika 3 e ligjit 03/L-087, s’i është ndryshuar e plotësuar me vone.

Aplikacionet duhet të dërgohen te shkruara në njërën prej gjuhëve zyrtare ne Republikën e Kosovës.

Kërkesa për punësim bashkë me Listën Kontrolluese mund të merren online ne www.kek-energy.com.

Kërkesa për punësim (përfshirë edhe listën kontrolluese, të plotësuar) se bashku me një CV te detajuar, leter motivuese, dëshmi për punësimin dhe kualifikimet, dhe Certifikatën nga gjykata kompetente për mosqenie nën hetime jo me e vjetër se 6 muaj duhet te dorëzohen personalisht në zarfe të mbyllur në zyrën e arkives qendrore, Ndërtesa “Toskana”, Rr. Nëna Tereza nr. 36, 10000

Prishtina, Republika e Kosovës. Deklarata nen Betim nënshkruhetmomentin e dorëzimit të aplikacionit. Letër-Referencat nuk kërkohet te dorëzohen ne ketë faze.

Kandidatët me dokumentacion të mangët,paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.KLIKO KETU – KONKURS PUBLIK

(S.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e Real Madridi në garë për yllin e Bayernit.…