Rezultatet e vaksinës për shërim nga koronavirusi dalin në korrik

13 maj 2020 | 10:11

Ndërmarrja farmaceutike gjermane “BioNTech” njoftoi sot se pret t’i shohë rezultatet e para nga provat klinike për një vaksinë për shërim nga koronavirusi në fund të qershorit ose në korrik.

“Studimet klinike mbi vullnetarë, që po kryhen në Gjermani dhe ShBA-ja, kanë për qëllim ta përcaktojnë sigurinë, efikasitetin dhe dozimin optimal të katër vaksinave të mundshme kundër koronavirusit”, ka thënë drejtori ekzekutiv Ugur Sahin.

“BioNTech”, në Gjermani dhe “Pfizer” me qendër në ShBA, po bashkëpunojnë për ta krijuar kapacitetin e prodhimit, me shpresën se miliona doza të një vaksine mund të jenë në dispozicion deri në fund të këtij viti, nëse ajo merr miratimin e nevojshëm nga enti rregullator.

Në Evropë, 200 vullnetarë të shëndetshëm, midis moshës 18 dhe 55, janë pjesë e testimeve. Në ShBA do të vaksinohen rreth 360 vullnetarë të shëndetshëm, fillimisht vetëm me subjekte midis moshës 18 dhe 55 vjeç, por më vonë edhe me vullnetarë të moshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i shkarkuar i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës,…