Osmani: Me mësimin online, MAShTI siguroi të drejtën themelore për qasje në arsim

13 maj 2020 | 13:25

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të mërkurën ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI),  Hykmete Bajrami.

Osmani i ka ofruar Bajramit përkrahje të plotë dhe ka vlerësuar në maksimum punën që e ka bërë MASHTI, mësimdhënësit dhe stafi mbështetës me mësimin online.

“Edhe pse të përballur më vështirësi të shumta, ia dolët që me sukses të arrini që të siguroni qasjen në një prej të drejtave themelore të njeriut, respektivisht qasjen në arsim. Mësuesit dhe arsimtarët që po bëjnë punë të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe ballafaqimit me rreziqet nga pandemia”, ka thënë Osmani.

Më tutje, Osmani ka potencuar rëndësinë e organizimit të mësimit online edhe për komunitetet joshumicë.

“Jam e lumtur që ky mësim po organizohet edhe për komunitet joshumicë. Sot, gjatë ditës do ta vizitojë shkollën ‘Emin Duraku’, në Prizren, për t’u bindur me cilësinë e organizimit të mësimit online për ta”, ka thënë Osmani.

Kryetarja e Kuvendit ka thënë se pandemia ka ndikuar në rivlerësimin e objektivave për arsimin, por nuk e ka ndryshuar qasjen për arsim gjithëpërfshirës dhe ngritje të cilësisë.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë përkrah Ministrisë së Arsimit në nisma kuvendore legjislative, apo avokim publik mbi peshën e arsimit dhe rëndësinë e investimit në të.​ (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence po mban distancën sociale nga presidenti…