Kurti: Qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja

13 maj 2020 | 15:02

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga sulmet që i janë bërë atij më së shumti ka humbur shteti.

Në mbledhjen e qeverisë ku ka prezantuar punën 100 ditëshe, Kurti ka thënë se është për zgjedhje të reja dhe se ekzekutivin do ta drejtojë deri atëherë.

“Është për keqardhje dhe turp trajtimi që i është qeverisë dhe kryeministrit nga presidenti dhe regjimi i vjetër. Nga këto më së paku kam humbur unë, e më së shumti shteti. Këta shtetin e japin. Kanë humbur”.

“Në këto 100, çkapja e shtetit nga mujsharët ka filluar dhe nuk do të ndalet. Ka edhe parti që po kërkojnë zgjedhje. Qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve…