Ministrja e LDK-së ‘përplaset’ me Kurtin në mbledhjen e qeverisë

13 maj 2020 | 15:19

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacion(MAShTI), Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot gjatë mbledhjes se qeverisë me rastrin e 100 ditësisht të punës se saj, e ka quajtur LDK-në parti të regjimit të vjetër, e cila sipas tij ka bashkëpunuar me presidentin Hashim Thaçi për të ardhur në pushtet.

Bajrami ka deklaruar se pas mocionit kanë kërkuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që t’i lirojnë pozitat e ministrave, mirëpo, siç ka thënë ajo një gjë e tillë nuk iu është lejuar nga vet kreu i kësaj partie.

“Për ne si ministra të LDK-së kjo periudhë sidomos pas mocionit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë para së gjithash ju e dini që të gjithë se ne të gjithë si ministra kemi kërkuar nga partia që të lirojmë pozitat mirëpo na u është kërkuar nga kryetari i partisë që në kohë të pandemisë të vazhdojmë punën dhe të mos bëjmë politikë”, ka thënë ajo.

“Andaj i nderuar kryeministër kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse gjatë kësaj kohe jemi munduar që të japim maksimumin. Nuk mendoj se mund të konsiderohemi të suksesshëm nëse sipas jush i takojmë regjimit e një partie politike që qenka në mbrojte të së keqes e korrupsionit. Na lejoni që të vazhdojmë punën siç e kemi bërë dhe të punojmë sipas ligjit, ashtu si kemi bërë nga dita e parë”, ka deklaruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, ka ushtruar kallëzim…