Konjufca : Qeveria e Kosovës dënon qasjen e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës

13 maj 2020 | 17:29

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk  Konjufca, ka reaguar ashpër pas lajmit se Qeveria serbe ka marrë vendim që të hap kufirin me Shqipërinë, por jo me Kosovën.

Konjufca ka thënë se hapja e kufijve për shtetet fqinje nga ana e Serbisë duke përjashtuar Kosovën është qasje e pabarabartë dhe diskriminuese.

“Qeveria e Kosovës dënon qasje e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët e vendeve të regjionit por jo për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në “Twitter”.

“Kjo qasje dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Republika e Kosovës do t’i përgjigjet reciprokisht kësaj pengese të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, shkruan Konjufca.

Serbia pritet që t’i hap kufijtë për lëvizjen e qytetarëve plotësisht nga 1 qershori për katër vende, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë, edhe pse me këtë të fundit nuk kufizohet.  (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, në fund të…