Milani gjithmonë në zemrën time, dua të rikthehem si trajner

13 maj 2020 | 18:23

Andriy Shevchenko nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer te skuadra e tij e zemrës, Milani, pavarësisht se është trajner i kombëtares së tij Ukrainës që nga viti 2016.

Shevchenko është një nga sulmuesit më të suksesshëm të Milanit në 25 vitet e fundit, duke qenë se ka shënuar 175 gola dhe ka fituar 2 Liga të Kampionëve.

“Në këtë moment gjëja më e rëndësishme është të provohet të mbyllet sezoni aktual. Të gjithë lojtarët duhet të japin më të mirën e tyre për të mbyllur sezonin mirë, pastaj do të shohim se çfarë të ardhmja do të ketë Milani. Dua të rikthehem te Milani si trajner një ditë. Milani do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kam ndjenja të mëdha për tifozët. Të shohim se kur dhe nëse do të ndodhë, por një nga objektivat e mi është të rikthehem te kuqezinjtë si trajner”, u shpreh Shevchenko për “Milannews”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15.05.2020 Punime nga palët e treta Prishtinë 1. Në TS…