Haalandi flet për interesimin e Realit

13 maj 2020 | 22:01

Erling Haaland thotë që nuk është i preokupuar me thashethemet që e lidhin atë me një kalim te Real Madrid.

Superylli norvegjez i cili erdhi te Borussia Dortmund këtë janar, është përfolur gjatë gjithë kohës për një kalim te gjiganti spanjoll.

“Përqendrohem në këtë (ne performancat e tij), jo në vëmendjen rreth meje”, ka thënë Haaland për Sky Sport të martën.

“Mendoj që ta kryej punën time, e që është gjëja që e dua më së shumti. Fokusi im është aty”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Faton Abdullahu ka kritikuar punën 100-ditore të Qeverisë…