Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dalin negativ në testin për koronavirus

13 maj 2020 | 22:34

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se të gjithë zyrtarët e kësaj ministrie të cilët janë testuar nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë rezultuar negativ në testimin për Covid-19.

Testimi i këtyre zyrtarëve u bë pasi ata kishin kontakt me një koleg të tyre në Ministrinë e Drejtësisë i cili më 11 maj rezultoi pozitiv në testin për Covid-19.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv dhe se gjendja e tij dhe e familjes së tij është stabile.

Pas shfaqjes së rastit pozitiv në Ministrinë e Drejtësisë, ky institucion thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, duke përfshirë dezinfektimin e ambienteve të punës dhe vendosjen e mjeteve të tjera higjienike.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka komentuar 100 ditët e…