Mjeku Ilir Alimehmeti: Këtë vit duhet të bëjmë plazh, uji i detit e vret virusin

13 maj 2020 | 23:11

A do të bëjmë plazh këtë vit? Kjo është pyetja e shtruar për të ftuarit në pjesën e parë të “Open” në Top Channel.

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka bërë me dije në “Open” se duhet bërë plazh këtë vit sepse uji detit e vret virusin.

“Uji i detit përmban kripë dhe jod që e vrasin virusin. Ata që nuk lejojnë qytetarët të futen në det, nuk e paskan kuptuar akoma natyrën e virusit”.

“Edhe pishina nuk është problem. Në pishinë thjesht duhet pasur parasysh grumbullimi i njerëzve. Në pishina grumbullohen shumë persona”, ka thënë Alimehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin…