Përfundon takimi Vitia, Dumoshi dhe krerët e sportit, u diskutua për aktivitetet sportive

13 maj 2020 | 23:30

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë mbajtur të mërkurën takim me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Komitetit Olimpik lidhur me fazat tranzitive të hapjes së aktiviteteve sportive.

Në këtë takim u diskutua rëndësia e mbrojtjes së shëndetit publik, sikur që u tha se edhe vetë sporti, ndër të tjera, në thelb ka vitalitetin shëndetit trupor.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shprehur nevojën që futbolli të kthehet sa më parë, duke pasur parasysh afatet që i ka paraqitur UEFA për federatat e saj anëtare për mbylljen e këtij edicioni garues, normalisht nëse për këtë ekzistojnë mundësitë dhe duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke i respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse në stadiume.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pasi i falënderoi për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe të pandemisë, i siguroi se nga ana e institucioneve po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura që gradualisht të rifillojnë edhe aktivitetet sportive, konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe katër qytetarë nga Komuna e Rahovecit kanë dalë pozitiv…