FIFA anulon çmimin “Lojtari më i mirë”

14 maj 2020 | 12:36

Çmimi “Lojtari më i mirë” në futboll është anuluar nga FIFA për këtë vit, por po punohet për të gjetur disa alternativa të tjera për të shpërblyer lojtarët më të mirë.

FIFA ka njoftuar se ceremonia për të dhënë këtë çmim, që ishte planifikuar për 21 shtator në Milano, është anuluar. Pandemia e Koronavirusit ka pezulluar shumë kampionate në të gjithë botën dhe për këtë arsye FIFA ka vendosur të ndalojë ngjarjet festive për këtë vit.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë për çmimet e tjera si “Topi i Artë”, ndonëse për të ka më shumë kohë që të jepet.

“Çmimet për më të mirët e futbollit për këtë vit, i cili ishte caktuar të zhvillohet më 21 shtator në Milano, nuk do të zhvillohet dhe FIFA po shqyrton disa alternativa të tjera”, thuhet në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri të Kosovës, në 24 orët e fundit, një…