![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/polici.jpg)
Largohet mjeti shpërthyes afër kazermës ‘Adem Jashari’
14 maj 2020
| 14:32
Njësiti i deminimit nga Policia e Kosovës ka larguar mjetin e dyshuar shpërthyes që gjendej brenda një veture në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Një qytetar derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij në rrugën “Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në këtë mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin dhe me veturën e tij e ka dërguar me qellim për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës.
Njësia e dominimit ka përfunduar procedurat me vendin e ngjarjes dhe tani janë liruar të gjitha rrugët për qarkullim të automjeteve.