Reka kërkon mbështetjen e EULEX-it për sundimin e ligjit në Kosovë

14 maj 2020 | 14:55

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur të enjten në takim shefin e misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për mbështetjen e këtij misioni për sundimin e ligjit në Kosovë.

Fillimisht,  Reka e ka falënderuar Wigemarkun për kontributin e këtij misioni në fushën e drejtësisë, duke shtuar se ky është edhe synimi i Qeverisë së Kosovës, ai i sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më tutje, Reka e ka njoftuar shefin e EULEX-it mbi të arriturat e qeverisë në 100 ditët e para të saj të qeverisjes, ku pjesë thelbësore e programit qeverisë është sundimi i ligjit. Sipas Rekës, shumica dërmuese e 192 vendimeve qeveritare të ndërmarra janë në funksion të zbatimit të ligjit në vend.

Po ashtu, ministri Reka ka theksuar se këtë nuk e bëjmë sa për të jetësuar Agjendën Reformuese Evropiane, por për shkak të funksionimit të Republikës së Kosovës, si shtet i së drejtës me ligjin mbi të gjithë dhe jo si shtet privat.

Në këtë takim, Reka ka kërkuar nga shefi i EULEX-it të vazhdojë të ndihmojë institucionet e Kosovës në sundimin e ligjit, si dhe për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa shefi i misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, ka thënë se “EULEX-i është dhe vazhdon të mbetet partnerë përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit në vend, të cilat janë edhe parimet thelbësore mbi të cilat është krijuar dhe funksionon Bashkimi Evropian”.

Gjithashtu, Wigemarku ka informuar ministrin Reka rreth punës që EULEX bënë në Kosovë për identifikimin e personave të zhdukur.

Në fund, Wigemarku ka falënderuar ministrin Reka për qasjen bashkëpunuese të tij, si dhe mbështetjen e synimeve të misionit të EULEX në Kosovë në funksion të sundimit të ligjit në vend. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beren Gokyildiz është vetëm 10 vjeç, mirëpo ka arritur që…