![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/halil-matoshi.png)
Matoshi, Kurtit: Kosova nuk qeveriset me videomesazhe
14 maj 2020
| 15:29
Publicisti dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, i ka thënë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se vendi nuk qeveriset me video-mesazhe, por me vendime të guximshme.
“Nuk qeveriset vendi me videomesazhe e paraqitje televizive, por me vendime të guximshme dhe masa ligjore, me njerëz kompetent, e jo militantë në rolin e duartrokitësve!?”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Më tutje, Matoshi ka shkruar se dihet mobilizim resursesh humane e materiale si dhe patriotizëm kushtetues për ta zhvilluar shteti.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2339304733041126&id=100008848660199