Italia do të punësojë 9 mijë infermierë

14 maj 2020 | 15:41

Pandemia Covid-19 shkaktoi një kolaps të fortë në sistemin shëndetësor italian duke vënë në vështirësi serioze si sektorin e burimeve njerëzore për mungesë të stafit ashtu dhe strukturat sanitare në territor në përballimin e një emergjencë kombëtare të pa shembull.

Në planin e ri ekonomik të sapo aprovuar nga qeveria Conte me një vlerë prej 55 miliardë euro në ndihmë të ekonomisë së goditur, sektori i shëndetësisë zë vend të veçantë.

Qeveria Conte ka vënë në dispozicion të këtij sektori 3 miliardë e 200 mijë euro deri në mbyllje të vitit 2020. Do të shtohen 3 500 shtretër në repartet e terapisë intesive, dhe 4 250 shtretër të tjerë në repartet e emergjencës që mund të transformohen menjëherë në shërbim të terapisë intesive.

Qeveria italiane ka vendosur futjen e një figure të re në sistemin shëndetësor italian, atë të infermieres së familjes në shërbim të komunitetit.

Në këtë drejtim, qeveria ka vendosur të punësojë rreth 9 000 infermierë të rinj në sistemin shëndetësor publik si dhe një numër asistentësh sociale e socio-sanitarë.

Gjithashtu në periudhën kohore 2020-2024 do të vihen në dispozcion 100 milionë euro për të financuar bursa specializimi për punonjësit e sektorit të shëndetësisë.

Mjaft burime financiare do të vihen në dispozicion të shërbimit shëndetësor ushtarak si dhe Fondi i emergjencave kombëtare do të rritet me 1.5 miliardë euro.

Ndërhyrje do të kryhen dhe në ristrukturimin e reparteve të  urgjencës si dhe sistemin e transportit të shëndetit publik. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, ka kritikuar ministrin…