![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/haradinaj-4.jpg)
Haradinaj viziton familjen nga Irzniqi në të cilën ishte vendosur spitali ushtarak i Dukagjinit
14 maj 2020
| 15:45
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Halil Berisha në Irzniq të Deçanit.
Haradinaj ka bërë me dije se në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit.
“Mikpritje shqiptare në familjen e dëshmorit Halil Berisha, në Irzniq të Deçanit, nga i biri i tij, Gëzimi. Në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit. Familja Berisha vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë, prandaj kujdesi dhe nderimi ynë për pasardhësit, është obligim i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
![Fotografia e Ramush Haradinaj](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/p640x640/97145418_1774067022717704_1662053718217981952_o.jpg?_nc_cat=104&_nc_sid=8024bb&_nc_ohc=yievvR9xKYEAX8y5veH&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&_nc_tp=6&oh=6f743e91c3af3e570989cf18971db769&oe=5EE41337)
![Fotografia e Ramush Haradinaj](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/p640x640/97088523_1774067026051037_4792282839104094208_o.jpg?_nc_cat=107&_nc_sid=8024bb&_nc_ohc=ZvweMCqksxUAX9wI1Qh&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&_nc_tp=6&oh=f64bc462599f2194e9168354652b7d9b&oe=5EE20A25)
![Fotografia e Ramush Haradinaj](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/s960x960/96423319_1774066989384374_585374484479868928_o.jpg?_nc_cat=107&_nc_sid=8024bb&_nc_ohc=pVv4PfMeiFkAX_dkYBM&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&_nc_tp=7&oh=2984f4b3a0a62c2c3db2be46a2123fb0&oe=5EE1263B)