UP-ja preferon që afati i provimeve të qershorit të mbahet në fakultete

14 maj 2020 | 15:52

Prorektori për mësim dhe çështje për studentë në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë vendim nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket mbajtjes së provimeve të afatit të qershorit në njësitë akademike.

Bytyqi ka thënë se UP-ja gjithsesi do të preferonte që të zbatohej faza e tretë e cila fillon nga 1 qershori, e paraparë në masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe parashihet që të mbahen provimet në arsimin e lartë.

“E para e punës është se nuk kemi diçka konkrete prej Ministrisë së Shëndetësisë, por faza e tretë që fillon me datë 1 qershor, ku parashihen që mund të mbahen provimet, por se a do të ndodhë kjo apo jo, me siguri do të ketë vendim qeveritar për këtë”, ka thënë Bytyqi.

“UP-ja do ta preferonte variantin e parë që ne të kthehemi në njësitë akademike tona dhe provimet të mbahen në mënyrë fizike kjo është e dëshirueshme nga studentët dhe nga ne”,  ka thënë për “Express”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka…