Popullohen plazhet në Kaliforni

14 maj 2020 | 16:01

Lehtësimi i disa masave ka bërë që njerëzit t’i rikthehen sërish plazheve në Kaliforni.

Me maska dhe duke ruajtur distancën e përcaktuar deri në 2 metra, qytetarët kanë shfrytëzuar momentin për të kaluar disa orë në plazh.

“Njerëzit po i kushtojnë vëmendje masave dhe tani janë të përgjegjshëm. Tanimë mund të notojmë, të bëjmë ushtrime dhe të ecim përgjatë bregut. Guvernatori Gavin Newsom ka thënë që mund të lëvizim, por duke patur kujdes”, ka deklaruar një qytetar.

Ndryshe nga dy javë më parë ku njerëzit u dyndën drejt plazheve pavarësisht se autoritetet u kërkuan atyre që të qëndrojnë në shtëpi, këtë herë numri i njerëzve ishte edhe më i pakët për shkak të ndonjë infektimi të mundshëm.

Mbyllja e plazheve nga zyrtarët vendorë është bërë një pikë debatesh me qeverinë qendrore që vendosi mbylljen e detyrueshme për rezidentët dhe bizneset në përpjekje për të frenuar shpërndarjen e virusit.

Shumë guvernatorë të shteteve të shqetësuar për dëmet ekonomike nga izolimi dhe mbylljet, kanë thënë se do t’i lehtësojnë rregullat gradualisht dhe me kujdes, duke u kërkuar bizneseve të zbatojnë distancën fizike dhe të bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin e shpeshtë të ambienteve.

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore në Kaliforni po ofrojnë teste falas për koronavirusin për të gjithë banorët, pavarësisht nëse ata shfaqin apo jo ndonjë simptomë.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Kalifornia është një ndër pesë shtetet amerikane me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus. Deri tani numërohen mbi 71 mijë të infektuar dhe afro 3 000 viktima./Klan Plus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Malit të Zi ka arrestuar rreth 60 persona,…