Haradinaj viziton Deçanin

14 maj 2020 | 19:24

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në takim ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ramosaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se me Haradinajn kanë diskutuar për shqetësimin e tij lidhur me efektet që pandemia Covid-19 ka bërë në bizneset dhe prodhuesit e kësaj komune.

“Në këtë takim i shpreha mirënjohjen time, në emër të gjithë qytetarëve të Deçanit, z. Haradinajt, të vetmit që e patëm dhe e kemi afër me kujdesin e tij personal ndaj nesh”, ka shkruar Ramosaj.

(Q. R /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka…