Presidenti i Brazilit: Vendosja e karantinës është rruga drejt dështimit
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shprehur se zgjatja e masave shtrënguese dhe distancimi social mund ta shkatërrojnë vendin. Bolsonaro shtoi gjithashtu se nuk do të mbeten para për të paguar punonjësit e sektorit publik.
“Kjo histori e bllokimit, mbylljes së gjithçkaje, kjo nuk është rruga”, u ka thënë ai gazetarëve të mbledhur jashtë rezidencës presidenciale. “Kjo është rruga drejt dështimit, për të shkatërruar Brazilin”.
Deklaratat e presidentit vijnë një ditë pasi Brazili raportoi një numër rekord të rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus. Bolsonaro k theksuar se karantina e vendosur tashmë nga shumë guvernatorë në të gjithë vendin po e përkeqësojnë krizën.
“Brazili po shndërrohet në një vend me njerëz të varfër”, ka paralajmëruar kreu i shtetit.
Brazili është vendi i gjashtë më i prekur nga Covid-19 në botë. Vendi qëndron pas SHBA-ve, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës dhe Italisë, sipas Universitetit Johns Hopkins.