Trump: Çfarë do të bëjmë nëse Turqia nuk na furnizon me pjesë për F-35?

15 maj 2020 | 10:48

Aktualisht ne kemi marrëdhënie të mira me Erdoganin, por çfarë do të ndodhë nëse nuk i kemi? shtroi pyetjen presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë për televizionin “Fox Business”.

Në një intervistë për televizionin “Fox Business” Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump bëri deklarata në lidhje me aktualitetin.

Ai theksoi se SHBA-ja nuk duhet të varet nga Kina dhe vendet e tjera për sa i përket “zinxhirit të furnizimit”. “Të gjitha produktet duhet të prodhohen në Shtetet e Bashkuara”,- nënvizoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump komentoi se kasa kryesore e avionëve luftarakë F-35, vazhdon të prodhohet në Turqi. “Neve furnizimi na vjen nga Turqia”,-pohoi ai.

“Aktualisht ne kemi marrëdhënie të mira me (Presidentin Rexhep Tajip) Erdoan, por çfarë do të ndodhë nëse nuk do ti kemi [të mira këto marrëdhënie]? Çfarë do të bëjmë nëse ata do të na thonë ‘Nuk u japim më pjesë për F-35?”,- shtroi pyetjen presidenti amerikan.

Në qershor të vitit 2019 administrata amerikane njoftoi se Turqia do të përjashtohej nga Programi F-35, ku Turqia është partnere zyrtare që nga viti 2002, pasi Ankaraja bleu nga Rusia sistemin e mbrojtjes antiraketore “S-400”.

Përkundër kësaj, deklarata e Trumpit në lidhje me faktin se Turqia vazhdon ende të furnizojë ShBA-në me pjesë të avionit F-35 ka shkaktuar konfuzion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot kremton…