Sërish mbi 10 000 të infektuar në Rusi për 24 orë

15 maj 2020 | 11:08

Rusia edhe sot, në raportin e 24 orëve të fundit, ka raportuar 10 598 raste të reja të të infektuarve me virusin Korona. Kjo nuk është dita e parë dhe e vetme që Rusia ka raportuar mbi 10 000 të infektuar me Korona. Që 16 ditë, për çdo ditë me radhë, Rusia ka raportuar mbi 10 000 të infektuar, përpos dje që raportoi 26 raste më pak se dhjetë mijë. Dhe duke numëruar edhe të dhënat e sotme, Rusia tashmë ka të konfirmuara 262 843 raste të të infektuarve me koronavirus.

Përpos ShBA-së, asnjë shtet tjetër në botë nuk ndodhet para Rusisë me numrin e rasteve të të infektuarve.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas pakos emergjente, do të ketë 5 milionë euro si…