Pandemia ka ulur  fitimet e industrisë së diamanteve në Izrael

15 maj 2020 | 13:56

Industria e diamanteve është një nga specialitetet e Izraelit që po vuan masat e rrepta kufizuese kundër pandemisë. Fitimet e sektorit janë ulur ndjeshëm në dy muajt e kaluar. Platformat e shitjes në internet shihen si e ardhmja për këtë degë të ekonomisë.

Izraeli i është rikthyer pjesërisht normalitetit pas fazës së parë të pandemisë, por sektorët e ekonomisë ende vuajnë nga masat kufizuese që vazhdojnë qëndrojnë në fuqi për koronavirusin.

Në Tel-Aviv ndodhet një nga qendrat kryesore në botë për prerjen dhe lëmimin e diamanteve.

Oborret e saj që dikur gumëzhin nga klientët qëndrojnë të zbrazura pasi kushtet e distancimit social dhe kufizimet për grupimin e njerëzve e bëjnë të pamundur punën e profesionistëve të fushës.

Sipas Joram Dvashit, presidentit të bursës izraelite për diamantet dhe zëvendësshefit të federatës botërore për bursat e diamanteve, tregtia e këtyre gurëve të çmuar ka rënë më 90 për qind nga viti i kaluar.

“Nëse kërkesa do rritet sërish, besojmë se çmimi i produkteve do jetë pak a shumë i njëjtë, si përpara virusit. Por mund t’ju them se fabrikat në Indi, në Izrael, në Belgjikë nuk po punojnë.”, ka deklaruar ai. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të…