Chiellini zbulon sulmuesin më të rrezikshëm  

15 maj 2020 | 16:47

“Icardi është një sulmues i nivelit botëror, edhe pse ndoshta i mungon diçka në nivelin e lojës së skuadrës. Për ta kuptuar, është një Trezege, por me karakteristika të ndryshme, vrasës në zonë dhe i përmirësueshëm jashtë saj. Një finalizues klasik”.

Giorgio Chiellini, në një pasazh të autobiografisë së tij, guxon të bëjë një krahasim të rëndësishëm mes ish-sulmuesit të Juves dhe argjentinasit:

“Është mes kundërshtarëve më të mëdhenj që kam pasur përballë, sposton ekuilibrat. E vlerësoj shumë. Brenda zone është në kufijtë e pamarkueshmërisë, një gjarpër. Por është edhe një djalë i mirë. Që Konte dhe Marota hoqën dorë prej tij, duhet të kenë pasur arsyet e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, ka pritur sot…