Qeveria dështoi ta menaxhojë gjendjen e pandemisë

16 maj 2020 | 08:52

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputetja nga radhët e  Kuvendit të Kosovës nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja), Albena Reshitaj, ka thënë se qeveria ka gabuar në menaxhimin e pandemisë duke mos bashkëpunuar me institucionet.

Ajo në një intervistë për Ekonomia Online ka shprehur mendimin se si komision janë duke vlerësuar situatën e menaxhimit të pandemisë, por që ka munguar uniteti politik në menaxhimin e tërësishëm të situatës. “Ne si vend po kalojmë në një situatë shumë të brishtë. Normalisht se në këto situata të gjithë institucionet dhe ekspertët, sidomos institucionet, do të duhej të ishin të bashkuara për ta luftuar këtë situatë. Gabimi i parë që e ka bërë qeveri dhe po vazhdon ta bëjë është mosbashkëpunimi për realizim të një menaxhimi më të duhur të kësaj situate. Përtej politikës, qeveria në këtë periudhë është dashur të tregohet konstruktive dhe të bashkëpunojë me të gjithë ekspertët, me ekipet profesionale që të jemi sa më unikë, sepse ka munguar uniteti politik në menaxhim të komplet situatës”, ka thënë Reshitaj.

Ajo është shprehur se si komision janë duke vlerësuar situatën e menaxhimit të pandemisë, raporton EO. “Sa është punuar është herët të thuhet. Ne si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale jemi të përkushtuar të shohim nëse është menaxhuar si duhur apo nuk është menaxhuar dhe të dimë saktë se në cilat hallka të menaxhimit ka pasur shkëputje. E që ka pasur shkëputje tashmë po e dimë”, ka treguar ajo.

Reshitaj e ka akuzuar qeverinë se ka dështuar edhe në menaxhimin e situatës në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë si dhe për selektim të të liruarve dhe të testuarve. “Është bërë një selektim i individëve të cilët janë testuar pasi kanë dal prej karantinës, sidomos këta që janë liruar para kohe ku nuk është bërë testi, është shumë e rëndësishme që testimi të bëhet edhe para vendosjes në karantinë të qëndrojnë dy javë dhe pas karantinës t’u bëhet sërish testi dhe të lirohen. Gjithashtu, ka pasur lirime selektive të personave nga karantina dhe vendosje selektive të individëve në karantinë. Mendoj se ka qenë një dështim i menaxhimit të kësaj situate pikërisht me mungesën e psikologëve në këtë qendër dhe sociologëve, ose nëse nuk ka qenë zgjidhja më e duhur dhe më e mirë Qendra e Studentëve”, ka thënë Reshitaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri në burgun e Dubravës, invalidi Sadik Zeqiri,…